Zgjedhjet në Turqi: Prin partia e Erdoganit

Autori:Gazeta Fjala

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të sotme në Turqi tregojnë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Erdogan është në epërsi.

Me gati gjysmën e votave të numëruara, televizioni shtetëror TRT ka raportuar se Partia e Erdoganit ka fituar 53.2 përqind të votave.

Pas saj radhitet Partia Republikane Popullore me 20.7 përqind.

Zgjedhjet e sotme në Turqi kanë qenë të dytat në pesë muaj.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka dështuar të sigurojë shumicën në zgjedhjet e qershorit, ndërsa përpjekjet për të formuar koalicion qeveritar kanë qenë po ashtu të pasuksesshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zgjedhjet-ne-turqi-prin-partia-e-erdoganit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala