Zgjedhjet në LDK, për ta mbajtur Isën në pushtet

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Eqrem Kryeziu ka thënë se zgjedhjet në këtë parti mbahen ekskluzivisht që ta mbajnë Isa Mustafën në pushtet.

Ai në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se rikandidimi i Mustafës është fyerje për moralin e LDK-së.

Sipas tij lëvizjet e vrullshme shoqërore kohët e fundit në vend janë mesazh i qartë se në Kosovë do të kërkohet përgjegjësi për tyxharë, gënjeshtarë dhe zhvatës.

“Në qoftë se Mustafa është trimëruar deri në atë masë sa të mburret me pjesëmarrjen e tij aktive në sistemin e terrorit shtetëror komunist ndaj shqiptarëve dhe se pikërisht për këto të bëma e do LDK-ja Isën, qoftë si kryetar Prishtine dhe qoftë lart e më lart o, njeri, atëherë radikalisht ndryshon puna. Pikërisht në gazetën tuaj i pata bërë përgjegjës të gjithë ata intelektualë të Prishtinës që në Kuvendin e kaluar Zgjedhor heshtën”, tha Kryeziu.

Ish-nënkryetari i LDK-së ka thënë poashtu se është i dëshpëruar që kjo parti po degjenerohet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zgjedhjet-ne-ldk-per-ta-mbajtur-isen-ne-pushtet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala