Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, sipas modelit të para dy viteve

Autori:Gazeta Fjala

Serbia nuk e sheh asnjë arsye që zgjedhjet parlamentare të mos i mbajë edhe në territorin e Republikës së Kosovës, sipas modelit të aplikuar në vitin 2014, shkruan sot Koha Ditore.

Atë kohë ishin hapur 10 qendra votimi nga ana e OSBE-së, të cilave Qeveria e Kosovës u ishte referuar si qendra “grumbullimi”.

Procedura e aplikuar brenda këtyre qendrave ka qenë e njëjtë sikurse për çdo proces votimi.

Nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kanë thënë se model të tillë do të aplikojnë edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme, data e të cilave nuk është shpallur ende.

“Nuk ka arsye që zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, që ende nuk janë shpallur, të mos mbahen në gjithë territorin e Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën e Metohinë, sipas modelit të aplikuar në vitin 2014”, thuhet në përgjigjen e kësaj zyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zgjedhjet-e-serbise-ne-kosove-sipas-modelit-te-para-dy-viteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala