Zgjedhja e Isa Mustafës, mund të shkaktojë ndarje në LDK

Autori:Avdyl Pajaziti

Zgjedhja e Isa Mustafës me aklamacion në krye të LDK-së për katër vjetët e ardhshëm mund të shkaktojë “çarje” në grupin e saj parlamentar.

Deputetja Vjosa Osmani, kandidaturën e së cilës nuk e mbështetën pjesa dërmuese e delegatëve në Kuvendin e tetë të LDK-së, ka paralajmëruar të dielën kryeministrin Mustafa se pakënaqësitë e saj do t’i shfaqë edhe në Parlament.

E kjo, sipas analistëve politikë, do të pasohet me një “grup opozitar” brenda LDK-së. Sipas tyre, LDK është fraksionuar tashmë përbrenda Kuvendit të Kosovës dhe kjo më së shumti do t’i shkojë për shtati PDK-së për zgjedhjet e ardhshme.

Sidoqoftë Osmani e as pjesëtarë të tjerë të “grupit” kundërshtues të Isa Mustafës nuk kanë pranuar se po krijohet një fraksion i ri brenda partisë, duke thënë se angazhimet e tyre në LDK nuk janë të lidhura me pozita. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zgjedhja-e-isa-mustafes-mund-te-shkaktoje-ndarje-ne-ldk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala