Zëvendëskryeministri Shala “rehaton” gruan

Autori:Avdyl Pajaziti

Pa ndjekur fare procedurat e parapara me ligj, gruaja e zëvendëskryeministrit aktual, Kujtim Shala, i cili njëherësh është edhe ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është punësuar si punëtore e rregullt në Ministrinë që e drejton bashkëshorti i saj.

Në fund të vitit që lamë pas, më konkretisht nga 1 nëntori deri në fund të vitit 2014, për dy muaj gruaja e ministrit Shala, Mirlinda Morina-Shala, është punësuar në Ministrinë e Kulturës me një marrëveshje të veçantë për shërbim si zyrtare financiare, ku paga e saj mujore ishte 407 euro e 31 centë.

Mirëpo, çuditërisht në prill të këtij viti Morina-Shala përmes një vendimi ka kaluar si punëtore e rregull me kontratë pa afat në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Përveç gruas së zëvendëskryeministrit, në muajt dhe ditët e fundit janë avancuar, respektivisht punësuar edhe një numër i konsiderueshëm i punëtorëve pa ndjekur fare procedurat e parapara ligjore për punësim.

Në bazë të dëshmive që ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se më 10 prill të këtij viti përmes një vendimi Lendita Morina- Shalës, zyrtare financiare në Baletin Kombëtar të Kosovës, i zëvendësohet kontrata e punës në shërbim civil me afat të caktuar dhe shndërrohet në emërim pa afat në pozitën e caktuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zevendeskryeministri-shala-rehaton-gruan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala