Zëvendëskryeministri i Kosovës: Më 24 prill serbët ia japin besimin Vucicit

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Branimir Stojanovic ka thënë se serbët e Kosovës më 24 prill do të votojnë për Aleksander Vucicin. Ka thënë se Kryeministri i Serbisë është i vetmi prej politikanëve serbë që ka qëndruar dhe ka mbijetuar me serbët e Kosovës
Këto komente, Stojanovic i ka bërë të shtunën, gjatë një përurimi të një ure në Llapnasellë. Bashkë me Zëvendëskryeministrin kanë qenë edhe shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq
“Më 24 prill, e di se kujt do t’ia ofrojmë besimin, e di për kë do të përcaktohemi. Vetëm për njërin, për Aleksandar Vuçiqin, i cili është i vetmi që gjatë këtyre viteve ka qenë sinqerisht me neve dhe i vetmi që ka mbijetuar me ne”, ka thënë zëvendëskryeministri Stojanovic.
Branimir Stojanovic është njëri prej udhëheqësve të Listës Srpska, pjesë e Qeverisë së Kosovës, dhe njeri i afërtë i Kryeministrit aktual të Serbisë, Aleksander Vucic, shkruan Express.