Zenun Pajaziti e Nenad Rashiq në Beograd

Zenun Pajaziti dhe Nenad Rashiq, janë dy deputetë të Kuvendit të Kosovës që do të jenë të pranishëm në seminarin “Rose – Roth” që po organizohet në Beograd.
Në seminarin “Rose – Roth” do të diskutohen pika të ndryshme me rëndësi për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë integrimin Euro-Altantik, bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
“Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës i përbërë nga deputetët: Zenun Pajaziti dhe Nenad Rashiq , po marrin pjesë në Seminarin Rose-Roth, të 88-të, në Beograd, të organizuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-së. Kuvendi i Republikës së Kosovës në aktivitet e AP të NATO-së ftohet në cilësinë e vëzhguesit, status ky i fituar që nga qershori i vitit 2014”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.
Seminari me temë “Serbia, Ballkani Perëndimor, dhe Komuniteti Euro-Atlantik”, ka filluar sot me 31 mars dhe do të mbarojë më 2 pill 2015.
Pjesë e këtij seminari do të jetë si pikë e rendit të ditës edhe Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës.