Zeneli: “Edhe LDD voton për LDK”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi i ‘karrigeve’ në vitin 2006 ka qenë i fundit, që kur Lulzim Zeneli mori pjesë aktivisht në LDK.

Që nga ajo kohë ai i kishte bashkuar Lidhjes Demokratike të Dardanisë të Nexhat Dacit.

Por, ky subjekt politikë, pikërisht një muaj para mbajtjes së Kuvendit të tetë zgjedhor, mori vendim që të kthehet në ‘shtëpinë e vjetër, LDK.

Lulzim Zenel ka njoftuar për ORAinfo se është zgjedh delegat nga dega e dytë e LDK-së në Prishtinë. Por, ai beson se nesër nuk do të përsëritet Kuvendi i karrigeve.

Zeneli nuk ka dashur të tregoj se cilin nga kandidatët do të përkrah për kryetar të LDK-së.

“Nuk mendoj se mundemi me i kontribuar procesit nëse tash krijohen pole. Është vota e fshehtë dhe duhet të respektohet ajo. Alternativa fatmirësisht ka. Unë jam delegat prej degës së dytë në Prishtinë”, ka thënë Zeneli

Megjithatë Zeneli ka njoftuat se jo të gjithë anëtarësia e LDD-së i është futur procesit zgjedhor në LDK.

Ai ka njoftuar se këtij procesi nuk i ka hyrë as ish kreu i LDD-së, Nexhat Daci.

“Kanë marrë pjesë në proces zgjedhor një pjesë e caktuar, ata që kanë dashur të kyçen”. Ka thënë Zeneli. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zeneli-edhe-ldd-voton-per-ldk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala