Zemaj pranon se gjuajti me gotë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se, i vjen keq që gota që ka gjuajtur është thyer dhe nuk ka arritur cakun, duke mos lënë të kuptohet se cili ishte ai.
Ai tha se është bërë si kundërpërgjigje, dhe ka thënë që nuk ndjehet mirë që njerëzit u shqetësuan, duke deklaruar se akti ishte demokratik.
“Ne kuvendin e Kosovës janë të njëjtë gota ndoshta është dashur të nderohen dhe ajo u thye”.
“Është interesant kjo puna e gotës, më vjen keq që është thyer kjo gotë”.
“Gota nuk është gjuajtur me qëllim të lëndoj dikë”.
Ndryshe Zemaj deri në ditën e sotme nuk ka pranuar të ketë gjuajtur me ve, ndërkaq sot gjatë ditës është publikuar edhe një video që shihej Zemaj duke bërë në veprim të tillë.