10 ushqimet më të shëndetshme në planet

Autori:Avdyl Pajaziti

Limoni– Pse është i shëndetshëm? Limoni përmban vitaminën C, e cila ndihmon të rritet niveli i “mirë” I kolesterolit HDL. Një studim ka zbuluar se limoni pengon në rritjen e qelizave kancerogjene.

Brokoli– Një kërcell I brokolit përmban më shumë se 100% të kërkesave tona ditore të vitaminës K, dhe pothuajse 200 për qind të dozës së rekomanduar të vitaminës C, dy ushqyes esencialë për ndërtimin e muskujve. Një këshillë: Ruani deri në 90 për qind të vitaminës C të brokolit duke e përgatitur në mikrovalë, sepse avullimi ose zierja ruan vetëm 66 për qind të lëndës ushqyese.

Çokollata e Zezë– 30 gramë çokollatë e zezë gjatë ditës mund të zvogëlojë shtypjen e gjakut. Pluhuri I kakaos është po ashtu I pasur me antioksidantë që ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit “të keq” LDL dhe të shtojë nivelet e mira të kolesterolit HDL.

Patatja– Një patate e ëmbël ka gati 8 herë sasinë e vitaminës A, që nevojitet gjatë ditës, e cila lufton kancerin dhe forcon imunitetin. Një këshillë: Patatja duhet ngrënë e ftohtë, pasi hulumtimet tregojnë se kjo ndihmon në largimin e afër 25 përqind të yndyrës.

Salmoni -Salmoni është një burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore omega-3, të cilat lidhen me nivelin e ulët të depresionit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Arrat-Arrat ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit. Omega 3 e pranishme tek arrat është vërtetuar se lufton kancerin, po ashtu ndihmon në mbrojtjen ndaj diellit. Arrat ndihmojnë gjithashtu në rregullimin e gjumit.

Avokado -Avokado është e pasur me yndyra të shëndetshme, madje një studim ka dëshmuar se ul kolesterolin në gati 22 përqind. Duke shtuar avokadon në sallatë rritet thithja e lëndëve ushqyese kryesore, si beta-karoteni.

Hudhra -Hudhra është luftëtar I fuqishëm I sëmundjeve, pengon rritjen e baktereve, përfshirë edhe bakterin E.coli. Gjithashtu, Allicin, një përbërës I gjetur në hudhër është dëshmuar se ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe shtypjes së gjakut. Mbani mend, hudhrat nuk duhet të ziejnë shumë, sepse ekspozimi në temperaturë të lartë për më shumë se 10 minuta humbet vlerat ushqyese.

Spinaqi– Hulumtimet e fundit kanë treguar se mes frutave dhe perimeve që luftojnë kancerin, spinaqi është një nga më efektivët.

Fasulet– Duke ngrënë fasule, bizele dhe thjerrëza katër herë gjatë javës mund të ulet deri në 22 përqind rreziku ndaj sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, fasulet zvogëlojnë rrezikun nga kanceri I gjirit, njofton tvklan. Sa më me ngjyrë të errët të jenë fasulet aq më shumë antioksidantë përmbajnë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zbuloni-10-ushqimet-me-te-shendetshme-ne-planet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala