Zbulojnë theasrin e floririt 1000 vjeçar

Autori:Avdyl Pajaziti

Disa zhytës pranë brigjeve të Izraelit kanë zbuluar një thesar me monedha floriri origjina e të cilëve është prej më shumë se një mijë vitesh.

“Thesari më i madh me monedha floriri i zbuluar në Izrael u gjet në javët e fundit në shtratin e portit të lashtë të Caesareas”, bëri të ditur Autoriteti Izraelit i Sendeve të lashta.

Autoriteti bëri të ditur se janë zbuluar 2000 monedha floriri, krejt rastësisht, në qytetin e brigjeve veriorë, kur pjesëtarë të një klubi zhytjeje i gjetën dhe informuan menjëherë Autoritetin.

“Në fillim ata menduan se kishin gjetur një monedhë lodër”, thuhej në deklaratën e Autoritetit.

“Vetëm pasi kuptuan se ishte reale ata grumbulluan menjëherë disa monedha dhe u kthyen me shpejtësi në breg për të informuar drejtorin e klubit të zhytjes”.

Përmes detektorëve metalikë, 2000 monedhat u nxorrën në sipërfaqe. Ekspertët besojnë se monedhat i kanë përkitur Kalifatit Fatimid, i cili sundoi pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore nga viti 909 deri në vitin 1171.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zbulojnw-theasrin-e-floririt-1000-vjecar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala