Zbulohet shtatorja e Putinit si perandor romak

Autori:Avdyl Pajaziti

Një grup i mbështetësve të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, e ka zbuluar një shtatore të tij, ku ai paraqitet si imitim i perandorit romak.

“Ne dëshiruam ta përjetësojmë Vladimir Putinin si pushtues dhe burrështetas, i cili ia ktheu Krimenë Rusisë”, tha Andrei Polyakov, kryesues i grupit të kozakëve në Shën Petersburg. Kozakët e kanë origjininën e tyre qysh nga periudha e Rusisë cariste, kur kalorësit kozakë i kanë ruajtur kufijt e saj dhe janë fuqishëm lojalë ndaj presidencës së Rusisë.

Ky bust qëndron në një tokë, që është pasuri e asociacionit të kozakëve, 20 kilometra larg Shën Petersburgut. Aneksimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014, është dënuar nga Kievi dhe perëndimi, si plaçkitje ilegale e tokës dhe, rrjedhimisht, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, e të tjerët, kanë imponuar sanksione ekonomike kundër Rusisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zbulohet-shtatorja-e-putinit-si-perandor-romak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala