Zbulohet mënyra e futjes së gazit lotsjellësit në Kuvend (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Burime brenda Policisë së Kosovës tregojnë për lajmi.net, se mënyra e futjes së bombolave me gaz lotsjellës nga deputetët e opozitës në ambientet e Kuvendit, pa u vërejtur, po bëhet përmes nxjerrjes së bombulës plastike të gazit prej kanistrës metalike.

Në këtë mënyrë, bombola është zhveshur prej pjesëve metalike, duke e bërë të padallueshme prej skanerëve me rreze X të vendosur në hyrje të Kuvendit të Kosovës. Kjo është mënyra sesi deputetet e opozitës po e evitojnë sistemin e monitorimit, i cili reagon vetëm në gjësende metalike.

Javën e kaluar, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, deklaroi se granatat me gaz lotsjellës i kanë futur nëpërmjet policisë, duke u përpjekur që të jepte përshtypjen e pasjes së bashkëpunëtorëve në organet e sigurimit, mirëpo me sa duket ekspertiza dhe eksperienca luftarake e disa prej figurave të opozitës ka qenë ajo që ka mundësuar futjen në Kuvend të bombolave me lotsjellës.

Në radhët e opozitës ka shumë deputetë që kanë një të kaluar që mund të shërbejë në të tilla rrethana, duke nisur nga deputeti Rexhep Selimi, i cili dikur ka qenë ministër i Brendshëm në Qeverinë e Përkohshme të pasluftës dhe pasuar mandej edhe me dy ish-komandantë, që tash janë liderë partish, Limaj dhe Haradinaj. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zbulohet-menyra-e-futjes-se-gazit-lotsjellesit-ne-kuvend-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala