Zbulohet faunë e rrallë në Bjeshkët e Nemuna

Vazhdon të dëshmohet prania e llojeve të rralla të faunës në territorin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.
Në kuadër të aktiviteteve për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit në zonat e mbrojtura të natyrës, zyrtarët e IKMN-snë, kanë realizuar një vizitë terreni në Grykën e Deçanit, zonën e fshatit Bellajënë kuadër të PK. “Bjeshkët e Nemuna”.
Me këtë rast u bë marrja e dy kamerave kurthtë vendosura kohë më parë, njëra tek kroni në Bellaj kurse tjetra në një pjesënne afërsi të staneve te Bellajit, ku besohet se është zonë e mundshme e lëvizjes së një numri të madh të kafshëve të egra, me theks të veçantë errëqebullit (Lynx lynx) si dhe llojeve me të cilat ushqehet ky lloj i rrallë.
Pas kontrollimit të kamerave u konstatua se ishin fotografuar llojet e gjitarëve si: Ari u murrmë (Ursus arctos), Derri iegër (Sus scrofa), Kaprolli (Capreolus capreolus), Dreri (Cervus elaphus), Dhelpra(Vulpes vulpes), Macja e egër (Felis sylvestris), Vjedulla (Meles meles), sidhe disa lloje tjera te zakonshme qe nuk vëreheshin mirë. Nga prania e numrit të konsiderueshëm të tyre mund të konstatohej gjendja relativisht e mirë e faunës në këtë pjesë të parkut.
Kamerat-kurth janë aparate me shkrepje automatike, të pajisura me një sensor i cili detekton lëvizjen e kafshëve me gjak të ngrohtë dhe i fotografon ato në momentin që kalojnë përpara pajisjes. Këto pajisje montohen në drunj apo kunja të posaçëm. Kjo metodë është jo-intenzive për studimin e faunës, pasi gjeneron informacion në lidhje me praninë dhe numrin e llojeve të ndryshme, pa i shqetësuar ato.
Disa kamera të tilla janë vendosur tash e sa kohë në pjesë të ndryshme të Parqeve Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”, me të vetmin qëllim të monitorimit të gjendjes së faunës dhe pranisë së llojeve të ndryshme të shtazëve të egra.
Këto kamera deri më tani kanë siguruar tëdhëna të besueshme për praninë e llojeve të ndryshme të shtazëve të egra në këtozona të mbrojtur.