Zbulohet arsyja e vrasjes së Imamit në Londër

Autori:Avdyl Pajaziti

Një person është arrestuar në lidhje me vrasjen në Londër të një Imami i cili ka qenë kritik i presidentit sirian, Bashar al Assad, njofton policia britanike të hënën, raporton AFP.

Wani, 48 vjeçar është vrarë me armë zjarri në Wembley, në pjesën veriperëndimore të Londres.

Hetimi i vrasjes së tij po bëhet nga policia kundër terrorizmit.

Një 46 vjeçar është arrestuar tashmë me dyshimin për konspiracion të vrasjes dhe i njëjti mbetët në paraburgim.

Arwani thuhet se është larguar nga Siria si adoleshent pasi i ka mbijetuar masakres në Hama në vitin 1982, gjatë së cilës Hafez al Assadi, babi i presidentit aktual sirian, Bashar al Assad, e kishte shtypur brutalisht një kryengritje islamiste.

Policia britanike thotë se ata mbesin “mendje hapur” për vrasjen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zbulohet-arsyja-e-vrasjes-se-imamit-ne-londer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala