Zbulimi i ministrit Çollaku: Tender për karrike menaxheriale (DOKUMENT)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, në vend se t’iu krijoi kushte qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në BE, po u krijon kushte më të mira të punës bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij.

Institucioni që e drejton Çollaku, ka shpallur tender dhe tashmë ka zgjedhur kompaninë fituese, për furnizim me karrike menaxheriale për stafin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, raporton portali.

Tenderin në vlerë prej rreth 4500 euro, e ka fituar kompania ‘SM-Comerce’. Është interesant fakti se tender të tillë, për furnizim me karrike menaxheriale, nuk ka shpallur deri më tani asnjë institucion vendor e ndërkombëtar në Kosovë, pavarësisht ‘supermenaxherëve’ të ndryshëm që kanë marrë edhe mbi 10 mijë euro paga.

Si duket ‘karriket menaxheriale’ janë zbulimi më i ri i ministrit Çollaku, para se ta ‘zbuloi’ liberalizimin e vizave për Kosovën. /infokusi.com/123

/infokusi.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zbulimi-i-ministrit-collaku-tender-per-karrike-menaxheriale-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala