“Zbritje” mashtruese edhe në Maxi

Qytetarët ankohen se në qendrën tregtare “Maxi Hipermarket” në Prishtinë, ata po mashtrohen nga reklamat për zbritje çmimi.
Në fletushkën e kësaj kompanie, ku njoftohen konsumatorët për zbritje shihet se një pulë e firmës Cekin, “pulë në pjatë”, që kushtonte 2.79 euro, pas zbritjes prej 21 për qind ajo kushton 3.55 euro.
Me këtë çmim qytetarët do të mund të blejnë nga data 22 qershor deri më 1 korrik. /Gazeta Fjala/