Zbogar: E vërteta duhet të ndriçohet

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se Kosova nuk duhet të bëhet rutinë e diskutimeve në Këshillin e sigurimit dhe as të kthehet në kohën e para përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur, por të themelojë vetë Gjykatën Speciale.

Zbogar, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se gjatë një ligjëratë të mbajtur me studentët e Fakultetit të Shkencave Politike, ka bërë të qartë nevojën për themelimin e gjykatës Speciale nga institucionet e Kosovës, në mënyrë që siç ka thënë ai, të nxirret e vërteta për akuzat e ngritura për krime lufte, transmeton lajmi.net

Procesi i liberalizimit të vizave dhe sfidat e Kosovës që shoqërojnë këtë proces ishin po ashtu temë që Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, ka pasur me studentët e Universitetit të Prishtinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zbogar-e-verteta-duhet-te-ndricohet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala