Zbardhet biseda e re e Beg Rizajt dhe Shefkiut

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazetari maqedonas Zoran Bozhinovski ka publikuar edhe një bisedë të përgjuar për zhvillimet në Kumanovë që ka të bëjë me nxitjen e dhunës.

Bozhinovski publikon në profilin e tij në Facebook një bisedë midis Beg Rizajt dhe një personi me emrin Shefki.

Bozhinovski gjithashtu paralajmëron edhe zbulimin e bisedave të tjerave midis personazheve në Kumanovë me grupin e udhëhequr nga Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj të cilët i nxisin Kumanovarët që të kundërshtojnë liderin e BDIsë Ahmetin.

Më poshtë po ju prezentojmë një përkthim joformal nga biseda e publikuar në gjuhën maqedonase nga ana e Bozhinovskit.

Beg Rizaj: çka bête me zgjedhjen e kryetarit të degës së BDI në Kumanovë?

Shefki: Shoku, nuk po na lëjnë rehat, do të bëhët gjaku deri në gjunj

Beg Rizaj: çka do që të bëni, mos lëshoni pe Shefki: Jo shoku. Lexo në internet, dham deklaratë për Alsat M dhe shihe.

Beg Rizaj: Edhe nëse vjen Beqa, mshojani disa shuplaka, ne qëndrojmë pas jush

Shefki: Mos u mërzit shoku, votom Zoti mund të na frigon, e jo Beqa. Kam hy për me vdek.

Beg Rizaj: Jepju afat prej 3 ditësh dhe mandej vet zgjidhni, pa Alinë. Q…. nanën.

Shefki: A i ndëgjove lajmet në Alsat? Sot dhash deklaratë

Beg Rizaj: Lej deklaratat, jepju afat vetëm tre ditë

Shefki: Po, po

Beg Rizaj: Dhe zgjidhni kryesinë pa problem. Eja në Prishtinë të pijmë kafe, kemi një muhabet të rëndësishëm.

Shefki: OK, do të vij, vajzën e kam në spital sepe nuk është mirë diçka, nesër e marr nga spitali dhe vij.

Beg Rizaj: në rregull Shefki: Të lajmërohem sa po të nisem për andej. Kalofsh mire Beg.

Beg Rizaj: Ок. Jepjauni vetëm tre ditë afat dhe ti digjni të gjithë

Shefki: Po po. Zjarr ka me dal, mos u mërzit.

Beg Rizaj: po po, s’kam dyshim për këtë, ju vetëm mos u dorëzoni.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zbardhet-biseda-e-re-e-beg-rizajt-dhe-shefkiut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala