“Zakone” që i paraprijnë suksesit

Pothuajse të gjithë njerëzit e suksesshëm kanë disa tipare fillestare të njëjta. Ata e trajtojnë problemin në të gjitha aspektet, janë organizatorë të mirë dhe respektojnë të tjerët. Por, cilat janë disa “vese” bazë që duhet të ketë një njeri i suksesshëm?
Krijoni lista
Është e lehtë të mbingarkoheni me kërkesat që ka një projekt i rëndësishëm. Krijoni lista me gjërat që duhet të bëni për të arritur objektivat, por duhet të jeni të ndershëm me vetveten, të motivuar dhe të keni përparim konstant. Filloni me gjërat e vogla e duke arritur te ato më të mëdhatë. Për të pasur një listë më të organizuar, shkruajini ato në mëngjes, kur truri ende nuk është i ngarkuar.
Reflektoni gabimet
Sa herë që përballeni me sfida të reja, fokusohuni më shumë në arritjet e projektit se sa në idenë e dështimit. Kur nuk ndiheni të sigurt, merrni një fletore dhe shkruani 3 gabime që keni hasur gjatë ndonjë projekti të mëparshëm, e më pas edhe si i keni zgjidhur ato. Kjo do të ju rrisë besimin në vete.
Harroni kohën e përkryer
Mos e prisni kohën e përkryer për realizimin e ndonjë ëndrre sepse ajo nuk vjen. Ju duhet ta krijoni atë. Projektin që keni para vetes duhet ta bëni sa më të thjeshtë fillimisht, e më pas ta ‘gdhendni’ deri në të përkryer.
Njerëzit e suksesshëm e kanë këtë veçori dhe nuk e argumentojnë zvarritjen e projektit me mungesën e përsosmërisë.
Bëni gjera të mira, por mos i tregoni të gjithëve
Një nga keqkuptimet që na ka krijuar media në masë, është ideja se njerëzit e sukseshëm i bëjnë gjerat para të gjithëve. Si shoqëri, ne shpesh e anashkalojmë faktin se për të arritur te suksesi duhet shumë punë, praktikë dhe net të tëra pa gjumë. Bëni çdo ditë diçka, pa i treguar askujt.