Zajednica nuk mund të bashkëjetojë me Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se është e pamundur që në Kosovë të ekzistojë edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe edhe Republika në të njëjtën kohë.

Ai tha se kështu Kosova kthehet në shtete vasal të Serbisë.

“Zajednica nuk mund të bashkëjetojë me Kosovën. Ose Zajednicë ose Kosova Republikë”, ka thënë Konjufca në konferencën për media të organizuar nga tri paritet opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Konjufca pohoi, po ashtu se shteti po e përdorë për qëllime politike Policinë e Kosovës.

“Edhe ky tubim po mbahet i rrethuar me polici speciale”, ka thënë Konjufca.

“Kemi dy lloje të të burgosurve politik – policët që se deshën ministrin serb Aleksander Vulin dhe deputetë e aktivistë kundër Zajednicës”, ka shtuar Konjufca duke iu referuar burgosjeve të fundit në Kosovë.

Sipas Konjufcës “ta kundërshtosh Serbinë sot në Kosovë do të thotë burg politik”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zajednica-nuk-mund-te-bashkejetoje-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala