“Zajednica e plotfuqishme”

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndonëse nuk është bërë publike, grupet punuese nga Beogradi dhe Prishtina janë duke punuar intensivisht në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Zëri” mëson se dy javët e fundit kanë qenë intensive mes grupeve punuese nga Kosova dhe Serbia, ku fillimisht janë pajtuar që punëtorët e Bashkësisë së Komunave serbe të kenë statusin e nëpunësve publikë, ose thënë ndryshe “shërbyes shtetërorë”.

Kjo edhe është kërkesa e palës serbe, e shtruar nga fillimi i këtij procesi, prej se është arritur marrëveshja për themelimin e saj, në prill 2013.

“Është arritur pajtim mes palëve, që punonjësit e Bashkësisë së Komunave Serbe të kenë statusin e nëpunësve publikë”, bën të ditur një zyrtar i lartë i qeverisë serbe, i cili asociacionit i referohet si “Zajednica”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zajednica-e-plotfuqishme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala