Zafir Berisha: U nisëm, shihemi në orën 14:00 te vendi

Autori:Avdyl Pajaziti

Zafir Berisha, deputet i Nismës për Kosovën ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se kurrë nuk ka menduar se tetë vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të kishte nevojë që të del në rrugë për të protestuar në mbrojtje të sovranitetit të vendit.

“Para 8 viteve kur kam nënshkruar në Deklaratën e Pavarësisë kurrë nuk më ka shkuar mendja se pas 8 viteve të shpalljes së Pavarësisë së vendit do të ketë nevojë me dalë në rrugë me protestu në mbrojtje të sovranitetit të vendit, sovranitet i cili po rrezikohet nga klasa e papërgjegjshme politike me marrëveshje të dëmshme sic është projekti serb “Zajednica”.Ne u nisem. Shihemi në ora 14 ,,te vendi,, në Prishtinë” ka shkruar ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zafir-berisha-u-nisem-shihemi-ne-oren-1400-te-vendi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala