Zafir Berisha fyen rëndë opinionistët

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka fyer e etiketuar rëndë opinionistët Enver Robellin, Halil Matoshin e Dukagjin Goranin si dhe historianin Jusuf Buxhovi.

Ai nuk ka kursyer fjalorin e rëndë për këta intelektualë, duke i quajtur fundërrina e injorantë. Buxhovin e ka etiketuar si “informator të UDB-së”. Ka thënë se një “grumbull mbeturinash” po bëjnë fushatë kundër ish- luftëtarëve UÇK-së, e që sipas tij këtë po e bëjnë “të ngarkuar nga brendia e shpirtit të poshtër”.

Ka fajësuar edhe kreun e PDK-së, Hashim Thaçin, të cilin dikur e ka pasur shef partie, raporton Koha.net.

Deri tash nuk ka ndonjë reagim në deklaratën publike të deputetit Berisha, të bërë përmes profilit të tij zyrtar në Facebook.

Deklaratën e tij, me shumë gabime gjuhësore, po e japim të plotë e pa ndërhyrje:
“Keto pamje eshte mir me i shiqu para se me henger m… ne opinion H.Matoshi , E.Robelli, D.Gorani e soji i tyne te cilet nuk jan ka din me i nda te zezen prej te bardhes nga okupimi i shprirtit te tyre nga injoranca. Ndersa J.Buxhovi nje informator i UDB i cili si gjoja korrospodent i Rilindjes ne Gjermani kishte per detyr ti spiunonte veprimtaret e diaspores, nuk pritet mir nga ai me fol naj gje te menqur sepse misoni tij vazhdon te jet aj qe ka pasur,te baltos gjithqka qe eshte shiptare. Fushta kunder ish luftetarve te UCK-se nga nje grumbulle mbeturinashe te shoqrise eshte e rezikshme per te ardhmnen e vendit, kta injoramt jo qe sdin me e nda luften dhe veprimet e pahishme te disave pas lufte por e bejn me qellime te poshtra te ngarkuar nga mrendia e shpirtit te poshter qe kan ngase kan ngec ne momente historeike per vendin dhe tendencat e tyre per me u be Ambasator,Misnistra e Deputete nuk ju ka dhez, tash jan fute ne fushaten e poshter kunder te kalures se aferte historike per me i kriu teren vetes ne realizim te ambicieve te tyre meskine. Hashim a je duke pa ku e ke katandis Kosoven. Z.B”

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zafir-berisha-fyen-rende-opinionistet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala