Zaev publikon “bombën” që demaskon Gruevskin për çështjen e emrit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev publikoi përgjime lidhur me emrin e Maqedonisë, në atë që njihet si “bomba 33”.

“Erdhi koha që Republika e Maqedonisë ta kuptojë gënjeshtrat lidhur me mitin e krijuar nga Gruevski për patriotizmin e tij, e cila e bllokoi Maqedoninë në rrugën euroatlintike. Ai ka bërë pazar me emrin Kushtetues të Maqedonisë”, deklaroi Zaev.

Ai tha se bisedat zbardhin se cilët kanë qenë negociuesit e vërtetët për emrin nuk ka qenë as Nikolal Gruevski, ai vetëm ka dëgjuar, Sasha Mijallkov dhe drejtori Emanuel Malezis i njohur si Manoli kanë negociuar për emrin.

Zaev theksoi se këto negociues kanë qenë nën hije dhe bisedimet në New York kanë qenë false.

“Në bisedën mes Antonio Milloshovski, Sasho Mijallkov dhe Nikolla Gruevski bëhen pazare çfarë emri t’i vendoset Maqedonisë, edhe më i keq se FYROM (IRJM)”, deklaroi Zaev, përcjell Ina.

Në një bisedë të përgjuar midis Nikolla Gruevskit, Antonio Milloshoski dhe Sasho Mijalkov, Nikolla Gruevski iu paraqitet Antonio Milloshoskit dhe kërkon mendim se si të veprojnë për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Ata bisedojnë variante të ndryshme. Gruevski propozon “ Poshtë-lart e di t`i ato punë”.

“Nëse është me lart, le të provohet. Prej të gjitha varianteve të këqija, kjo ndoshta mund të jetë pak më e mirë”, Antonio Milloshovski.

Antonio Milloshovski propozon që para fjalës Republikë të shtohet një referencë politike, ndërsa pas fjalës tonë në kllapa, grekët të vendosin çfarë të duan.

Ndërkohë në një bisedë tjetër të përgjuar midis Zoran Jolevsi dhe Antonio Milloshovski, Zoran Jolevski përmend se Nimic po e ndjen veten si të përjashtuar nga procesi i bisedimeve.

Sipas Jolevskit, Nimic nuk është i shqetësuar pse po përjashtohet nga procesi, por se çka do t`i thonë të tjerët.

Zoran Jolevski thekson se ka biseduar me kryeministrin, ndërsa ky i fundit ka kërkuar që Nimic të mos jetë prezent aty, përderisa është ai aty. Papandreu dhe Gruevski të takohen ose para ose pas asaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zaev-publikon-bomben-qe-demaskon-gruevskin-per-ceshtjen-e-emrit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala