Zaev për herë të parë flet për implikimin e Ali Ahmetit në konfliktin e Kumanovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Pasi është kthyer nga Sllovenia në Shkup, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ak përsëritur qëndrimin e vjetër lidhur me konfliktin e Kumanovës.

Zaev deklaroi se pa marrë parasysh se çka ka thënë në Slloveni, për të bëhet fjalë për rast të montuar nga pushteti, kurse si bazë për këtë e ka përmendur edhe një deklaratë të vetë kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, raporton “Lajm”.

“Sot e kësaj dite them se ajo ishte një skenar i organizuar nga strukturat e pushtetit. Shpresoj se hetimet e mëtutjeshme do të konfirmojë këto gjëra. Zaten dëgjuam incizime të publikuara nga disa të punësuar në Agjencinë për Zbulim se si bisedojnë me ata njerëz. Zotëri Ahmeti publikisht pranoi se njëri prej aktivistëve të tij pak para sulmeve është dërguar të bisedojë”, deklaroi Zaev.

Ai në Lubjanë deklaroi se rasti i Kumanovës ka qenë i ngjashëm me sulmet terroriste në Paris dhe me vendosjen e bombës në aeroplanin rus që u rrëzua në Egjipt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zaev-per-here-te-pare-flet-per-implikimin-e-ali-ahmetit-ne-konfliktin-e-kumanoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala