Zaev: Nuk lejojmë të dënohen mediat dhe gazetarët që shpalosin krimin

Autori:Gazeta Fjala

Vlerësuar nëpërmjet deklaratave të liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev, del se bisedimet ndërpartiake kanë dështuar për shkak se partitë qeveritare ngulin këmbë të sillet ligj me të cilin do të ndalohet publikimi i “bombave”.

Lideri i LSDM-së, i cili publikoi një pjesë të bisedave të përgjuara telefonike, pas mbarimit të takimit me komesionerin Johanes Hahn, ka deklaruar se ai dhe partia e tij nuk mund të lejojnë që me ligj të dënohen mediat dhe gazetarët që kanë publikuar “bombat”.

“Nuk do të lejojmë sjelljen e ligjeve joevropiane! Këtu ishte problem edhe e drejta e vetos e zëvendësministrave. Gjithçka është e thjeshtë. Nëse nuk ka marrëveshje, ne qëndrimet tona do t’i themi qartë. Pozita jonë është se nuk guxon të ketë 5 vite burg për gazetarë ose media që i publikojnë materialet e “bombave”. Në vend që të shkojmë drejt BE-së, ne po shënojmë regres. Askush nuk mund të japë pëlqim për ligje të tilla”, ka deklaruar Zaev

Sipas Zaevit, është e pakuptimtë që 8 orë bisedime të shpenzohen për ligjin për “bombat”, në vend që të implementohet marrëveshja e 2 qershorit dhe 15 korrikut./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zaev-nuk-lejojme-te-denohen-mediat-dhe-gazetaret-qe-shpalosin-krimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala