Zaev: “Bisedimet s’kanë filluar”

Autori:Avdyl Pajaziti

Bisedimet për krizën në Maqedoni, “në të vërtetë nuk kanë filluar”, citohet të ketë thënë lideri opozitar, Zoran Zaev sot, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.

Lideri i social demokratëve maqedon dhe kryeministri, Nikolla Gruevski, kanë mbajtur bisedime maratonike me ndërmjetësimin e Komisionerit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn dhe tre pjesëtarë të Parlamentit Evropian, natën mes të martes dhe të mërkures.

Këto bisedime kanë përfunduar pa ndonjë rezultat, ndërsa takimi radhës pritet të mbahet më 26 maj në parlamentin maqedon duke thënë se nuk ka kurrfarë pajtimi pos asaj që duhet të vazhdohet të diskutohet.

Zaev thotë se bisedimet në të vërtetë s’kanë filluar, pasi në takimet e deritashme vetëm një gjë thuhet, se diskutimet duhet vazhduar.

Zaev kërkon dorëheqjen e Gruevskit me akuzën se abuzon me pushtetin dhe krijimin e një qeverie teknike e cila do të përgatisë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/zaev-bisedimet-skane-filluar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala