Z-Mobile i ikin mijëra klientë

Autori:Avdyl Pajaziti

Devollëve nuk po u ecën mirë me telefoni mobile. Vetëm në tre muajt e fundit operatori virtual mobil, “Z-Mobile”, në pronësi të familjes Devolli, sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP),  i ka humbur mbi 12 mijë përdorues të shërbimeve telefonike, shkruan Gazeta Fjala.

Ndërkaq, Nga fillimi i vitit, Z-Mobile ka humbur edhe fitimet në tregun e telefonisë mobile në Kosovë.

Të dhënat e ARKEP tregojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti ka pasur dhjetëra mijëra euro më pak të hyra. Në përqindje, del se nga 5.6 për qind të tregut në bazë të të hyrave ka rënë në 5.3 për qind./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/z-mobile-i-ikin-mijera-kliente/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala