Yuani, valuta rezervë e FMN ?

Autori:Avdyl Pajaziti

G7 ka rënë dakord që monedha kineze yuan të jetë pjesë e shportës ndërkombëtare të FMN-së, si monedhë reference, por nuk duhet të ngutemi, theksoi të premten ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble.

Pas mbledhjes së ministrave të financave të G7-ës dhe guvernatorëve të bankave qendrore të mbajtur në Drezden të Gjermanisë, Schaeuble tha në një konferencë shtypi se ka ende disa çeshtje teknike për tu diskutuar.

Pekini zyrtar ka kërkuar që monedha kineze të luajë një rol më të madh në sistemin financiar botëror dhe të përfshihet në shportën e FMN-së, me cilësinë e “valutës rezervë”. Të martën FMN deklaroi se yuani kinez nuk është zhvlerësuar kohët e fundit.

Sipas ekspertëve të financave ndërkombëtare yuani mund të bëhet valutë rezervë globale, krahas dollarit amerikan, paundit britanik dhe yenit japonez, deri në fund të vitit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/yuani-valuta-rezerve-e-fmn/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala