Ymeri: Vetëm Mustafa e Serbia përmendin Radoniqin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thënë se akuzuat për Radoniqin, edhe pse të trajtuara në Hagë, nuk janë harruar nga akuzuesit, Begoradi dhe Isa Mustafa.
Ymeri ka thënë fshirja e postimit nga Mustafa, i cili në një kundërpërgjigje për Haradinjan ka përmendur rastin e Radoniqit, është tipik për të Fëmijërore.
Ymeri në Facebook, ka përmendur disa raste kur Mustafa është tërhequr nga trysnia në mesin e tyre edhe shkarkimin e ish- ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq.
Kreu i VV-së, ka thënë se Mustafa duhet të tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë, po ashtu nga trysnia.
“Akuza për Radoniqin vjen prej Serbisë. Dhe tash edhe prej Isa Mustafës. Edhe pse e trajtuar ne Hagë, asnjëri prej këtyre nuk duket se ka hequr dorë”
“Por si ta kuptojmë tërheqjen e mëpastajme fëminore te Isës? Si e shkaktuar nga trysnia? Tipike për të. Sa herë që gjendet para trysnisë tërhiqet. U tërhoq nga vendimi i Kryesisë së LDK-së për referendum para dialogut. Kishte trysni për këtë. E tradhtoi nënshkrimin e tij në marrëveshjen e VLAN-it. E kërcënuan me dosje. E shkarkoi Jabllanoviqin, sepse u gjend para trysnisë së qytetarëve”.
“Tash duhet tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë. Prapë si rezultat i trysnisë nga qytetarët”, ka shkruar Ymeri.