Ymeri: “Themelimi i Speciales cënon Kuvendin”

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i VV-së, Visar Ymeri tha se themelimi i një sistemi paralel të drejtësisë e përjashton organin kryesor të Republikës së Kosovës, Kuvendin e Kosovës që buron nga vullneti i popullit.

“Po tentohet të krijohet baza kushtetuese për të themeluar një sistem paralel të drejtësisë. Lloji i kërkesës për këtë është jasht pranimit të së drejtës. Kjo dispozitë përjashton organin kryesor, Kuvendin e Kosovës që ka për kompetencë sovranitetin e jashtëm”, tha Ymeri.

Ai duke folur për veteranët që po protestojnë jashtë Kuvendit kundër themelimit të Speciales, i pyeti disa deputetë se a janë kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“I kemi njësitet speciale të Kosovës që kanë ardhur jo pse e kanë vendin por janë të thirrur. A kanë ardhur t`i mbrojnë deputetët nga vetvetja, apo nga protesta? Ata qe po protestojnë janë ushtarë të UÇK-së, a paska ardhë puna deri këtu sa institucionet e Kosovës po veprojnë në kundërshtim me UÇK-në?”, tha Ymeri./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ymeri-themelimi-i-speciales-cenon-kuvendin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala