Ymeri: Tërheqja e nënshkrime, veç vonim se shpëtim s’ka

Autori:Gazeta Fjala

Për kreun e lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, numri i atyre që po marrin pjesë në tubimin e thirrur nga opozita në Sallën e Kuqe, dëshmon bashkimin e qytetarëve kundër Asociacioni e Demarkacionit.

“Kjo pjesëmarrje e vërteton bashkimin tonë. Qëllimi ynë është ta ndalim Zajednicën dhe të kemi sovranitetin e shtetit. Tash ka edhe ndërkombëtarë që mendojnë se marrëveshjet mund të tërhiqen”, ka thënë Ymeri, raporton gazetari i portalit Koha.net nga aty.

“Nuk mund të pranojmë betonizimin e Kosovës me Zajednicë dhe të falim tokë”, ka thënë më tej Ymeri.

Sipas Ymerit, Serbia e kontrollon Bosnjën dhe Maqedoninë.
“Nëse lejojmë Zajednicën, atëherë Beogradi do të jetë përsëri kryeqytet i rajonit”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka shprehur edhe njëherë bindjen e tij se koalicioni Thaqi-Mustafa e ka një arsye, e ajo sipas tij është “Zajednica”.

“Tërheqja ka vetëm vonim por jo shpëtim. Nëse tërhiqet nënshkrimi i heqim bashkë me nënshkrim edhe qeverinë. 28 nëntor do të dalim për të festuar paqësisht”, ka thënë Ymeri. “Opozita do të mbetet e bashkuar ashtu si është dhe do të fitojë. Së bashku të pathyeshëm”.

Ymeri ka thënë edhe njëherë se pozita po instrumentalizon policinë për interesa të veta.
“Kur policët shkojnë në veri vriten, e kur arrestojnë rojet e Vulinit dënohen”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ymeri-terheqja-e-nenshkrime-vec-vonim-se-shpetim-ska/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala