Ymeri: S’ka Kuvend normal sa të jetë ‘Zajednica’

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendose aspo kanë dal nga Kuvendi ku janë pritur më duartrokitjet nga aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët kanë brohoritur kundër ‘Zajednicës”.

Me këtë rast, kryetari i VV-së Visar Ymeri ka paralajmëruar bllokimin e Kuvendit të Kosovës, përderisa nuk tërhiqet nënshkrimi për ‘Zajednicën”, transmeton ORAinfo.

“Nuk do të këtë Kuvend normal pa Republikë normal, ndërkaq me Zajednicën nuk do të këtë as Republikë normale dhe as Kuvend normal”, ka thënë Ymeri para aktivistëve të opozitës të mbledhur para Kuvendit të Kosovës.

Duke folur për veprimet se si do të veprojnë në seancën e ardhshme, Ymeri ka thënë se për këtë çështje do të vendosin ditëve në vijim. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ymeri-ska-kuvend-normal-sa-te-jete-zajednica/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala