Visar Ymer: Ta bashkojmë Kosovën, t’i heqim zaptuesit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, në fjalën e tij drejtuar protestuesve ka thënë se prejse Kosova u bë shtet, ka jetuar e ndarë, mes qytetarëve të republikës dhe pushtetarëve që zaptuan institucionet e vendit.

Por, sipas Ymerit, ka ardhur koha që zaptuesit të largohen dhe republika të bashkohet.

“Shteti i Kosovës u nis si i ndarë, republika e qytetarëve kërkonte sovranitet, pushteti u jepet dialog me Serbinë, qytetarët kërkonin zhvillim, pushteti u jepte privatizim e keqpërdorim të parës publike, qytetarët kërkoni vende pune, pushteti u jepet nepotizëm”.

“Por, sot kemi dal në shesh që nga këtu ta bëjmë kapërcimin dhe ta bashkojmë Kosovën, republikën e qytetarëve do ta bashkojmë me institucionet e Kosovës, por nga këto institucionet duhet t’i heqim zaptuesit në mënyrë që shteti të bëhet i qytetarëve”, ka thënë Ymeri.

Ai ka akuzuar qeveritarët duke i quajtur hajdut dhe njerëz që kanë përfituar ilegalisht duke keqpërdorur pozitat e tyre.

Por Ymeri tha se ka ardhur koha për drejtësi dhe populli i Kosovës do të dalë në mbrojtje të republikës duke u distancuar nga Qeveria e korruptuar.

“Sot jemi më shumë se 100 mijë qytetarë për të kërkuar largimin e kësaj Qeverie”, ka pohuar Ymeri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ymeri-republiken-e-qytetareve-do-ta-bejme-me-instruksionet-e-qytetareve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala