Ymeri: “Nuk do të ketë punë në Kuvend deri të hiqet nënshkrimi për Zajednicën”

Ka dalur nga Kuvendi, Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili dha një fjalim për media ku tha se nuk do të ketë seanca normale në Kuvend deri sa të heqin dorë nga Zajednica dhe demarkacioni.
“Ne edhe sot vazhduam protestën në Kuvend, nuk mund të kemi seanca normale, përderisa pushteti nuk e qan kokën për qytetarë, nuk do ta lejojmë zajednicën, dhe nuk do ta lejojmë faljen e territorit. Nuk ka punë të rehatshme në Kuvend deri sa të mos hiqet ndorë nga këto marrëveshje”, është shprehur Ymeri./Gazeta Fjala/