Ymeri: Ne po e mbrojmë betimin që kemi bërë në Kuvend

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, është shprehur që opozita do të vazhdojë ta bllokojë punën e Kuvendit.
Ymeri është shprehur se ata nuk po bëjnë asgjë më shumë se atë për çfarë janë të thirrur si deputet.
“Ajo se çfarë po bëjmë është që po e jetësojmë betimin që kemi dhënë në Kuvend”.
“Ne kemi protestuar kundër qeverisë e kryeministrit, e do të vazhdojmë që ta pamundësojmë shkeljen e Kuvendit nga interesat ditore të koalicionit qeverisës”.
“Kryeminsitri tash e disa kohë po tregon që Kuvendin e përdor vetëm si një makinë votash”, tha ne një intervistë për RTK.