Ymeri, Limaj e Haradinaj firmosin kundër AKS-së dhe demarkacionit

Autori:Avdyl Pajaziti

Tre liderët e partive opozitare kanë nënshkruar peticionin në kundërshtim të marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionin kufitar me Malin e Zi.

Vizari Ymeri, Fatmir Limaj e Ramush Hradinaj pasi kanë vë nënshkrimet e tyre u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që të nënshkruajnë kundër këtyre marrëveshje,  të cilat sipas tyre janë  të pa pranueshme për vendin.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje,Visar Ymeri  këto marrëveshje i konsideron të dëmshme për vendin. Ai thotë se rëndësia e këtij  peticionit është e shumëllojshme dhe se përmes tij dërgohet sinjali i papranueshmërisë së këtyre marrëveshjeve të marra nga Qeveria e Kosovës në emër të Republikës se Kosovës.

Ndërsa lideri i AAK-së ,Ramush Haradinaj mendon se marrëveshjet e arritura në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë e bankrotojnë Kosovën.

“..dëmin me të madhe po ja sjellin ekonomisë  rezultat i secilës edhe po varfërohet Kosova”.

Ndërkaq lideri i NISME-së, Fatmir Limaj, thotë se këto marrëveshje janë bërë pa dëshirën  e qytetarëve të Kosovës dhe se ata kanë të drejtë që përmes këtij peticioni ti kundërshtojnë këto marrëveshje.

“Peticioni është instrument demokratikë dhe përdoret kur qeverisja vepron në kundërshtim me interesa të qytetareve” tha ai.

Edhe qytetarët e Kosovës me rastin e dhënies së nënshkrimit në këtë peticion deklaroheshin së këtë e bënin për të mirën e vendit. Ata prej katër marrëveshjeve,  krijimin e  Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe demarkacionin me Malin e Zi e konsideronin si ma të dëmshmin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ymeri-limaj-e-haradinaj-firmosin-kunder-aks-se-dhe-demarkacionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala