Ymeri: Lëvizjet në tregjet financiare nuk ndikojnë në kthimin e kursimeve pensionale

Kryetari i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ymer Havolli ka thënë se lëvizjet në tregjet financiare nuk janë faktor që ndikojnë në kthimin e mjeteve të Trustit.
Ai ka folur në programin e mëngjesit në televizionin publik ku ka treguar se kthimi bruto i kursimeve në 3 vitet e fundit ka qenë 191 milion euro.
“I kemi prezantuar rezultatet e 6 mujorit, lëvizjet në tregjet financiare nuk mund të jenë faktor që ndikojnë në kthimin e kursimeve pesnionale në Kosovë. është fat i mirë që kemi kthime pozitive, brenda 3 viteve të fundit ka kthim buroto 191 milion euro. Lëvizja e Naftës ka ndikuar pozitivisht në tregjet financiare, ndërkaq kriza greke, nuk ka pasur ndonjë ndikim, ndikimi ka qenë minimal, për shkak se ne nuk kemi pasur mjete të financuata në kompani greke. Të gjitha mjetet i kemi në euro”, ka thënë Havolli./Indeksonline/