Ymeri komenton deklaratën e djeshme të Mustafës

Autori:Gazeta Fjala

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se këto bisedime me Serbinë duhet të ndërpriten sepse janë të dëmshme për Kosovën dhe sipas tij, ato shkaktojnë ndarjen e shtetit.

Ymeri këto komente i bëri si kundër përgjigje ndaj deklarimeve të djeshme të Isa Mustafës, i cili tha se – udhëtimi për në Bruksel ishte i domosdoshëm, derisa po merrte pjesë në homazhet për Zahir Pajazitin, tek busti i tij në Prishtinë, me rastin e 19-të vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut.

Ymeri ishte në shoqërinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku së bashku dërguan lule tek busti i heroit.

Në mes të tjerash, Ahmeti foli edhe në lidhje me protestën e paralajmëruar të 17 shkurtit, për të cilën tha se do të jetë një protestë masive, por edhe paqësore, si dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që janë të pakënaqur të dalin në shesh në ditën e pavarësisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ymeri-komenton-deklaraten-e-djeshme-te-mustafes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala