Ymeri: Kodi 383 s`do të jetë pronë e Kosovës, por e Serbisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar  Ymeri, ka thënë se kodi telefonik 383 nuk do të jetë pronë e Kosovës por e Serbisë.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për shtyp me ç`rast shtoi se Kosova ka humbur nga 65 milionë euro për çdo vit si pasojë e mungesës së kodit telefonik.

Sipas tij në Kosovë po konkurron kompania shtetërore telefonike e Serbisë e kjo është e paparanueshme, jo vetëm siç tha ai “për çështjen e sovranitetit por edhe atë të Serbisë”.

Kreu i Vetëvendosje më tej ka potencuar se  thirrjet e Kosovës në Serbi do të konsiderohen si thirrje lokale.

“Marrëveshjet me Serbinë po e çmontojnë pavarësinë e Kosovës dhe po e montojnë Kosovën brenda Serbisë” ka potencuar Ymeri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ymeri-kodi-383-sdo-te-jete-prone-e-kosoves-por-e-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala