Ymeri: EULEX s’e ka njohur kurrë pavarësinë e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka kritikuar punën e EULEX-it në Kosovë, duke thënë se si mision i është mbivendosur Republikës së Kosovës.

Ai tha se EULEX-i është i dizajnuar dhe vepron sipas paradigmës së stabilitetit afatshkurtër rajonal dhe si i tillë ai jo që është i lirë nga ndikimet politike, por këto të fundit i ka parakusht të ekzistencës.

“EULEX-i si mision i është mbivendosur Republikës së Kosovës, i cili kurrë nuk e ka njohur shpalljen e kësaj Republike; është bazuar në Rezolutën 1244; ka pushtet ekzekutiv; nuk i jep llogari institucioneve të vendit. Pjesëtarët e EULEX-it kanë imunitet nga ndjekja penale për veprimet e tyre në Kosovë. EULEX është suspendim i sovranitetit, drejtësisë dhe demokracisë në Republikën e Kosovës”, shprehet Ymeri në Facebook.

Ai tha se ka 7 vite që po eksperimentohet me një mision të tillë. “Tash pas 7 viteve të gjithë po e thonë këtë: zyrtarët qeveritar, opinionistët, media, shoqëria civile, madje edhe vet kreu i EULEX-it. Po arrihet një konsensus i gjithëmbarshëm për qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Por me 7 vite vonesë. Këto 7 vite janë vite të humbura për Republikën e Kosovës, dhe për popullin e saj”, tha ai.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ymeri-eulex-se-ka-njohur-kurre-pavaresine-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala