Ymeri e Kurti u kërkojnë qytetarëve ta nënshkruajnë peticionin (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, bashkë me ish-kreun e partisë deputetin Albin Kurti, kanë dalë në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, për t’u kërkuar personalisht qytetarëve nënshkrimin për peticionin kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Bashkë me Kurtin e Ymerin në shesh është parë edhe Dardan Sejdiu.

Sot është dita e gjashtë e nënshkrimit të peticionit, dhe ai është nënshkruar nga rreth 70 mijë qytetarë të Kosovës.

Partitë opozitare po kundërshtojnë me të gjitha mënyrat formimin e këtij Asociacioni, të cilin po e cilësojnë bosnjëzim, ndarje e tejet të dëmshëm për Kosovën, transmeton koha.net.

Opozita po kundërshton edhe demarkacionin me Malin e Zi, teksa thonë se me këtë marrëveshje Kosova humb rreth 12 mijë hektarë tokë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ymeri-e-kurti-u-kerkojne-qytetareve-ta-nenshkruajne-peticionin-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala