Ymeri: Bllokadën nuk e ndalim

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se opozita nuk do ta ndal bllokimin e Kuvendit të Kosovës pa marrë parasysh që komisioneri i BE-së Johannes Hahn tha se nëse nuk plotësohet ujdia, MSA-ja rrezikon të ndalet.

Edhe deputetja e AAK-së Donika Kadaj- Bujupi ka thënë se aksionet e opozitës do të vazhdojnë deri në heqjen nënshkrimeve nga marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

“Do t’i përdorim të gjitha mjetet për ti kundërshtuar marrëveshjet”, ka thënë ajo pas seancës.

Ndryshe, AAK, Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën tash e sa kohë po e bllokojnë punën e Kuvendit, deri në tërheqjen e këtyre marrëveshjeve. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ymeri-bllokaden-nuk-e-ndalim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala