Yahoo shkruan për Prizrenin si destinacion evropian

Autori:Gazeta Fjala

Shkrimi, i botuar nga Meagen Collins në Yahoo, tregon se si ky vend ‘i vogël’ në Evropë mund t’i befasojë. Ai tregon se qëllimi ishte të kalonte një natë në Prizren, por më pas u dashurua në këtë qytet kosovar dhe kaloi tre ditë në qytetin të cilin ai e quan ‘më të përballueshmin’ në Evropë.

Meagen, thotë se njerëzit në Prizren janë miqësor dhe shumë mikpritës. Ai thotë se historia e këtij qyteti është interesante dhe ushqimi jo vetëm që është shumë i shijshëm por është shumë më lirë se në qytetet tjera evropiane – duke përmendur faktin se mund të merrni një birrë për më pak se 1.50 dollarë.

Në shkrim ai vazhdon të tregojë se Kosova nuk është një vend siç ai e kishte menduar dhe siç e mendojnë shumica e njerëzve të huaj – një vend i pasigurt ku shumë turistë hezitojnë ta vizitojnë.

“Madje edhe prindërit e mi u brengosën kur u tregova se do ta vizitoj Kosovën”, thotë ai, duke cekur atë që prindërit i thanë atij: “A je i sigurt që dëshiron të shkosh atje?”.

Por, nuk iu desh shumë kohë që Meagen ta kuptojë se Kosova nuk është një vend në gjendje lufte më. Ai thotë se ky vend është i mrekullueshëm. E gjitha çfarë duhet të bëni, këshillon ai, është që t’i pyesni vendasit dhe do t’i dëgjoni ata duke thënë: “Kosova është një vend i sigurt, Kosova është e bukur, ju lutem tregoni njerëzve që të vijnë në vizitë”.

“Dhe, kjo është ajo çfarë kemi premtuar se do të bëjmë – për shkak që ata kanë të drejtë 100%”, thotë ai.

Në shkrimin e tij, ai përmend bukuritë e Prizrenit, historinë, monumentet kulturore, dyqanet, ushqimet, restaurantet dhe kafeteritë e mbushura me njerëz të cilët kënaqen me jetën dhe kafenë e mirë.

“Lumi Bistrica (që në shqip do të thotë ‘ujë i pastër’) kalon nëpër qendër të qytetit. Ju mund të kaloni urat prej guri nga njëra anë në tjetrën, duke eksploruar restorantet dhe kafeteritë përgjatë tyre”, shkruan ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/yahoo-shkruan-per-prizrenin-si-destinacion-evropian/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala