Xhevdet Qeriqi ftohet në Polici

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi para pak çastesh është dërguar në stacionin e Policisë në Prishtinë për t’u intervistuar rreth protestave të fundit, konkretisht për rastin e rrëzimit të rrethojave të Qeverisë së Republikës.
Sipas burimeve të “Zeri.info”, arsyeja e ftesës për intervistim ka qenë incidenti që ndodhi më 7 gusht gjatë protestës ku dhjetëra veteranë të UÇK-së i shprehën pakënaqësitë e tyre në lidhje me listat e veteranëve dhe mos punën e Komisionit Qendror për verifikimin e statusit.
“Qeriqi sot ka qenë i ftuar për intervistim në stacionin e Policisë në lagjen e Muhaxherve në Prishtinë”, ka thënë burimi. /Zëri/