Xhavit Jashari kërkon lirimin e menjëhershëm të Selimit dhe Lushtakut

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk ka forcë politike e as institucion të drejtësisë që mund ta kriminalizojë luftën e UÇK-së.

Kështu ka thënë Xhavit Jashari, kryetar i OVL të UÇK-së, në protestën që po mbahet kundër dënimit të ish-komandantëve të UÇK-së në rastin “Drenica”, në rrugën që lidh Prishtinën me qytetet perëndimore të Kosovës.

Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Sylejman Selimit, Sami Lushtakut dhe të tjerëve, teksa ka paralajmëruar se protesta më të mëdha do të organizohen në rast të votimit të Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, raporton Koha.net.

“Kur preken gjeneralët që rrezikuan jetën e tyre, preket liria për të cilën ata luftuan dhe liria e gjithë popullit dhe e vendit”, ka thënë Jashari. “I bëjmë thirrje deputetëve t’i thonë ‘jo’ votimit të Gjykatës Speciale. Ata që e votojnë këtë Gjykatë bëjnë tradhti ndaj shtetit”, ka shtuar ai.

Jashari ka bërë thirrje që të rishqyrtohet mandati i EULEX-it.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/xhavit-jashari-kerkon-lirimin-e-menjehershem-te-selimit-dhe-lushtakut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala