Xhavit Haliti paralajmëron seancë edhe këtë javë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të ketë një seancë tjetër në Kuvend.

Ai, thotë se nuk ka rënë shteti ashtu siq po dëgjon në opinion, dhe se institucionet e Kosovës janë duke funksionuar.
Për përplasjet në Kuvend, Haliti tha se kanë përfunduar dhe se kjo gjendje nuk do të vazhdojë për shkak se një gjë të tillë nuk e dëshirojnë miqtë e Kosovës.

Deputeti i PDK- së, Xhavit Haliti thotë se ka hapësirë për të diskutuar çdo çështje për të cilën konsiderohet që është shkelur dhe në fund të gjendet një përfundim nga të gjitha debatet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/xhavit-haliti-paralajmeron-seance-edhe-kete-jave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala