Xhavit Haliti me kërkesë urgjente për qeverinë Kurti

Autori:A D

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të marrë masa për të gjitha qyetet e Kosovës që nuk e kanë ujin e filtruar.

Haliti në seancën e sotme të Kuvendit tha se urgjentisht duhet të planifikohen rezervaret e ujit që të furnizohen të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Qeveria urgjentisht duhet të marrë masa për të gjitha qytet që nuk e kanë ujin e filtruar, të planifikojnë rezervaret e ujit e të furnizohen të gjithë qytetarët. Unë dua të ju them se në Deçan, Junik Peje e Istog, uji pihet edhe përmes vadave, prandaj mund të ndodhin edhe në vende të tjera”, tha Haliti.

Ai thotë se uji nuk po filtrohet, por vetëm po klorifikohet, e që sipas tij po bëhet klorifikim pa standarde.

“Nuk e di nëse qeveritë tona kanë bërë ndonjë projekt për këtë çështje, asnjëra prej këtyre qyteteve nuk pin ujë të filtruar, uji vetëm klorifikohet pa standarde. Shif kush e bën klorifikimin dhe pastaj mund ta konstatosh shumëlehtë se a pijnë qytetarët ujë të pastër.

Në Deçan është dashtë të bëhet ndërhyrje e madhe me ujë, derisa të konstatohet se a duhet të pihet uji”, tha Haliti.

Kujtojmë se rreth 2 mijë qytetarë u helmuan në Deçan rreth pesë ditë më parë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/xhavit-haliti-me-kerkese-urgjente-per-qeverine-kurti/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala