Xhavit Haliti kërcënon deputetët me mbyllje të bufesë

Duke parë që nuk po mundet t’i tubojë deputetët për ta votuar procesverbalin e seancës së kaluar, Xhavit Haliti i kërcënoi ata me mbyllje të bufesë.
Xhavit Halitit si kryesues i mbledhjes ë Kuvendit iu deshën pesë minuta kohë për t’i grumbulluar deputetët për votimin e procesverbalit të seancës së kaluar.
Haliti pastaj u revoltua nga kjo vonesë duke u thënë deputetëve që bufeja ku po rrinë në kohën kur duhet të jenë në seancë mund të mbyllet, raporton kallxo.com. “Unë mendoj që bufenë do ta mbyllim krejt, ajo ka me ju gjet. Veç orari i pauzës, ndryshe nuk ka”, tha Haliti.